Këshilltari i Pacollit i përgjigjet Sveçlës: Hetimet s’i bën ministri, ti duhet të intervistohesh

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i ka reaguar ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla i cili tha se kanë nisur hetimet ndaj deputetit Pacolli.Në reagimin e tij, Zyberaj thotë se e mirëpret deklaratën e Xhelal Sveçlës për hetime ndaj kërcënimeve të bëra kundër Behgjet Pacollit.Mirëpo, ai ia ka përmendur Sveçlës, deklaratat e tij për arrestimin e Pacollit, të cilën sipas Zyberajt, do të duhej të inicohej nga Prokuroria dhe Policia e shtetit e jo nga ana e ministrit.

Madje, këshilltari i Pacollit thotë se deklaratat e Sveçlës kanë qenë shkaku dhe motivimi për militantët e tyre duke bërë kërcënime me jetë nga njerëzit me mendësi fashiste.

Reagimi i plotë:

Unë mirëpres deklaratën e Ministrit Sveqla për hetime për kërcënimet e bëra kundër z.Pacolli dhe familjes së tij, megjithëse në një sistem demokratik Ministri nuk është përgjegjës për drejtimin e hetimeve por vetë Policia dhe Prokuroria.

Hetimi për kërcënimin dhe arrestimin e një deputeti të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, në këtë rast z. Pacolli duhet të fillojë duke marrë në pyetje saktësisht zotin Sveqla dhe hetuar deklaratat e tij të bëra javën e kaluar si arsyeja motivuese për nxitjen e valës së kërcënimeve. Deklaratat e tij u bënë shkaku dhe motivimi për militantët e tyre duke bërë kërcënime me jetë nga njerëzit me mendësi fashiste.

Të ngjashme