Komisioni procedon propozim vendimin e Qeverisë për bordin e fundit të AKP-së

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka proceduar propozim vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të fundit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Emrat të cilat qeveria ka propozuar për t’u bërë anëtarë të këtij bordi janë: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.

Kryetari i këtij Komisionit, Ferat Shala, pati kritika për kryesuesin e propozuar nga Qeveria, Nazmi Mikollovci, pasi sipas tij ka konflikt të madh të interesit.

“Problemi esencial është që saktësisht kryesuesi i propozuar ka konflikt të madh interesi me pozicionin qe dëshiron ta marr nga Kuvendi. Kandidati i propozuar ka punuar 7 vjet në Trepçë, dmth në periudhën që është dëmtuar më së shumti Trepça”.

“Një pjesë të madhe të Trepçën sot menaxhon AKP-ja, unë nuk e di qysh ka me ia dal mos me u përfshi”.

Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, tha se në këtë propozim vendim nuk tregohet jetëgjatësia e këtij mandatit.

“Sa i përket kandidatëve nuk i njoh, aty nuk kemi dëshmi se nuk janë kundërshtim me ligjin, po më intereson që ky mandat sa është, me mandat të plotë apo me çfarë e ka thënë Qeveria. Pasi e dimë që kjo agjenci do të shuhet. Këtu nuk tregon sa do të zgjas mandati. Më tepër është politike kjo.”

Ndërsa, deputetja Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk është në kompetencat e Qeverisë që ta përcaktojë mandatin e këtij Bordi.

“Detyra e këtij bordi do të jetë transformimi i tyre në Fondin Sovran”.
Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Valentina-Bunjaku, tha se bordi i propozuar është puro politik.

“Tani po e emëroni një bord puro politik, jeni bërë ‘pronto 2′”.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se AKP-ja është shkatërruar dhe në këtë pjesë partia e tij nuk ka gisht fare.

“Nëse i shihni numrat e vëreni sa është shkatërruar kjo ndërmarre, dhe për këtë VV-ja s’ka pasur fare të bëjë”.

Pastaj Pal Lekaj dhe Kusari-lila kanë debatuar, pasi deputetja e VV-së e akuzoi Lekaj se po bën diskimin të vjetërsisë, pasi ky i fundit tha se njëri prej kandidatëve për bord është i moshuar.

Lekaj tha se fjalët e tij u keqkuptuan pasi ka nënkuptuar se ka mentalitet të vjetër të punës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme