Kurti godet haptas amerikanët në media boshnjake: Po zihet ndarja, Trumpit s’i intereson Kosova

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur një bisedë me gazetarët boshnjakë të ‘Sarajevo Calling’ ku ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së SHBA’së, në veçanti Ambasadorit Richard Grenell, për të cilin thotë se po dëshiron të përfundojë marrëveshjen ‘që e ndan Kosovën’, vetëm që t’ia mundësojë Donald Trump edhe një fitore, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur Jasmin Mujanovic, i cili konfirmoi se Kryeministri në detyrë i Kosovës i ka thënë se sapo filloi punën, ka pasur presion të madh nga ambasadori Grenell.

Kurti për televizonin boshnjak ‘Sarajevo Calling’ ka thënë se Grenellit po i intereson vetëm nënshkrimi në fund të marrëveshjes, jo përmbajtja e saj.

“Kurti sugjeron se Grenell ka qenë shumë agresiv për të kryer marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, kështu që ai të dërgonte një fitore tek Trump në vitin zgjedhor, dhe përkundër ish Presidentëve të tjerë si Klinton, Bush dhe Obama, donte të përfundonte marrëveshjen pa përfshirje ushtarake.”, citohet të ketë thënë Kryeministri në detyrë i Kosovës.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë detajet e plota nga biseda, që i ka publikuar Mujanovic:

Në një intervistë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Ai tregoi se prej kur ka ardhur në postin e kryeministrit, ai dhe partnerët e tij të koalicionit kanë pasur presion të menjëhershëm nga i dërguari special i SHBA’ve për të hequr tarifat ndaj Serbisë.
Kurti shton se rrëzimi i qeverisë së tij ishte një grusht shteti prej së vërteti, dhe shton se Grenell ishte pjesë e këtij procesi. Ai tha se Grenelli dëshironte që marrëveshja me Serbinë e cila përfshin shkëmbimin e territoreve, të përshpejtohej.

Ai tha se shkëmbimi i tokave ka filluar që nga koha e Federica Mogherinit, dhe drejtohej nga zyrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic, dhe Thaçit. Grenelli me këtë ide vazhdonte të bënte presion në qeverinë e Kurtit, në atë që Kurti e cilëson si të pamatur.
Kurti thotë se dëshiron një marrëveshje me Serbinë, por pa harta në mes, dhe hartat të mos diskutohen me liderët politikë si ata ‘’të krahut të luftës’’.
Kurti thotë se Presidenti Thaçi ka punuar për të rrëzuar qeverinë e tij, sepse dëshironte që të shpallej një gjendje e jashtëzakonshme, dhe të dërgonte ushtrinë në rrugë, për të shkaktuar incidente dhe kështu të hapej rruga për shkëmbim të territoreve, dhe kjo do ndodhte pasi do mungonte mbikëqyrja demokratike.

Kurti lë të kuptohet se partia e tij do përkrah protestat masive kundër çdo qeverie të re që do formohet. Ai shton se ‘’një fazë destabilizimi do përcjell vendin.’’

Kurti tha se Presidenti Thaçi dëshiron një marrëveshje të shpejtë me Serbinë, për qëllimin e tij duke i shpëtuar arrestimit dhe burgosjes, në Kosovë ose jashtë saj. Serbia dëshiron që të bëhet anëtare e BE’së, kurse Grenell shqetësohet vetëm për ‘’nënshkrimin në fund të faqes, dhe jo tekstin brenda faqes.’’

Unë e kam pyetur, në një grup bisede, se nëse kryeministri në detyrë ka parë ndonjë marrëveshje apo hartë të këtij propozimi të shkëmbimit të territoreve, ku edhe Grenell dhe Lajçak thanë se nuk ekzistonte, dhe madje as që është diskutuar.
Kurti tha se ai kundërshton çdo zgjidhje territoriale, duke cituar Tudjman dhe Milosevicin kur kishin marrëveshjen me Bosnjën, sepse nuk dëshiron që asnjë ‘’fshat të shkojë në anën e gabuar.’’ Ai thotë se të gjithë po punojnë për t’u anëtarësuar në BE, dhe marrëveshjet territoriale nuk janë të nevojshme.

Kurti thotë se nuk ka parë ndonjë hartë të shkëmbimit të territoreve, por thotë se këshilltari i afërt i Thaçi dhe një këshilltar i afërt i Kurtit janë takuar dhe kanë diskutuar ‘’skicë të përafërt.’’ 3 komunat jugore bëhen pjesë e Serbisë, Presheva në Kosovë-por jo qyteti, dhe as hekurudha e cila ‘’i përket Kinës.’’

Mitrovica Veriore, thotë ai se në mënyrë shumë ‘’interesante’’ do qëndroj në Kosovë. Por një propozim i ngjashëm do krijonte Asociacionin e Komunave serbe brenda Kosove, por asnjë nga këto nuk njohin Kosovën. Kurti e cilëson këtë si absurde.
Kurti u pyet edhe për Lajçak. Ai tha se ka skepticizëm: Takimi i tij në Kosovë, bashkë me Borrelin nënkupton se dytë vijnë nga shtete që nuk kanë njohur Kosovën. Ai thotë se detyra më e rëndësishme është që të bindin Vucic për të braktisur çdo lloj marrëveshje që ka të bëjë më shkëmbim territoresh.

Ai shton se procesi i negociatave i drejtuar nga Amerika dhe Bashkimi Europian, janë ‘’dy planete krejtësisht të ndryshme.’’ Shumë pak ka koordinim mes dy anëve, sipas këndvështrimit të tij.

I pyetur nëse ai mendon se si rinia e Kosovës do përgjigjet ndaj kësaj situate, Kurti tha se ai pret që njerëzit të jenë shumë të zemëruar dhe të motivuar. Ai tha se punon në vullnetin e qytetarëve, dhe se opozitarët e tij mund të kenë fuqi vetëm gjatë krizës së koronavirusit.

Kurti shton: ‘’Nuk kam qenë asnjëherë i ftuar në një dialog që kishte për temë shkëmbimin e territoreve’’, e as nuk i ishte prezentuar ndonjë përçarje e hartës së Kosovës. Ai nuk do donte të bënte këtë gjë, duke thënë se këto janë makineritë e venitjes, korrupsionit të klasës politike.

‘’Ne nuk frikësohemi nga ta.’’

Ai thotë se nuk dëshiron të zgjedhë në mes të BE’së dhe SHBA’ve. Sipas tij e vetmja anë e cila përfiton janë blloqet nga Rusia, dhe kështu tregon se disa persona në SHBA do bënte mirë të rikujtonin këtë gjë.

Kurti sugjeron se Grenell ka qenë shumë agresiv për të kryer marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, kështu që ai të dërgonte një fitore tek Trump në vitin zgjedhor, dhe përkundër ish Presidentëve të tjerë si Klinton, Bush dhe Obama, donte të përfundonte marrëveshjen pa përfshirje ushtarake. Kurti thotë se ai ia ka bërë të qartë Grenellit, se çdo marrëveshje me Serbinë do nënkuptonte njohjen e Kosovës si shtet. I pyetur për rolin e Ambasadës Amerikane në Kosovë në gjithë këtë proces, Kurti tha se negociatat kanë qenë ‘’të rrëmbyera nga ambasadori Grenell.’’

Të ngjashme