Kurti i bindur se ndërmjet Thaçit e Vuçiqit ka marrëveshje

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i bindur që ekziston një marrëveshje e gatshme që është arritur ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, po provohet që të futet në këtë çështje edhe kryeministri i vendit që marrëveshja paraprake të marrë fuqi.

“Unë jam i bindur që ka marrëveshje paraprake në mes të dy presidentëve. Unë po thirrem që ajo marrëveshje e gatshme të marrë fuqi”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se Thaçi ka pësuar debakël meqë nuk ka arritur ta takojë presidentin Trump.

“Të qëndrosh disa ditë në Shtëpinë e Bardhë, të mos e takosh me presidentin amerikan, të mos e takosh as zëvendëspresidentit e të mos sjellësh asnjë investim, është debakël”, ka thënë Kurti”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se heqja e menjëhershme e tarifës ndaj produkteve serbe, pa vënë reciprocitet, është pozicion ekstremist.

“Mbajtja e tarifës, pa reciprocitet, është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë e tarifës, pa e hequr e pa e përmendur reciprocitetit, është po ashtu pozicion ekstremist. Ne duhet të kemi qëndrim normal, nuk mund të jemi ekstremistë”, tha Kurti në seancën e jashtëzakonshme.

Kurti thotë se ata që kanë ndërruar qëndrime për tarifën, e që tash po kërkojnë që të hiqet, atëherë duhet të kërkojnë, që kjo të realizohet përmes referendumit.

 “Ata që kanë ndërruar qëndrim, duhet të krijohet referendum”, ka thënë Kurti.

Sa i përket raporteve midis Kosovës dhe Serbisë Kurti mohoi të jetë ‘antiamerikan’.

“Më duhet t’ju them që s’jam antiamerikan. Por mund të them se presidenti është antieuropian. E keni vërejtur,  pikërisht në kohën kur presidenti aktual deklarohet hapur si antieuropian, disa më akuzojnë mua për antiamerikanizëm”.

“Unë jam kundër antiamerikanëve dhe jam kundër antievropianëve, pozicioni im është transatlantik”.

Albin Kurti gjithashtu shprehu gatishmërinë për të shkuar në Washington, SHBA, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës.

Të ngjashme