Kurti takon Xhaferoviqin: Të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës ruse dhe Serbisë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi, pati takim me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Kryeministria njofton se me të diskutuan mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

Kryeministri Kurti tha se “duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë”.

Të ngjashme