Kusari-Lila për mosekzekutimin e pagave: Ligji e përcakton qartë, s’ka kompensim për grevistët

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji për grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore që të bëhet ose jo ekzekutimi, ndonëse ligji e thotë një gjë të tillë.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se pushteti është në pritje të azhurnimit të listave të punonjësve të cilët kanë qenë në grevë nga organizatat buxhetore, kryesisht komunat.

“Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin  apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë”.

“Me ligj parashihet që punëtorët e sektorit publik, por edhe privat, parashihet që sipas rregullave të përcaktuara për grevën, nuk kompensohen për ditët të cilët nuk janë në vendin e punës”.

“Është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore në këtë rast që të bëjnë azhurnimin e listës”.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme