Lëvizja për Drejtësi kërkon nga qeveria të veprojë me urgjencë ndaj KEDS-it

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja për Drejtësi përmes një komunikate ka kërkua që vendimet të cilat mirren për të ia lehtësuar jetën qytetarëve në këtë kohë pandemie duhet të rrespektohen në përpikëri,.

Ata kanë shprehur se inkasantët e KEDS-it, janë detyruar të dalin të punojnë në terren, duke bërë regjistrimin e orëve, e që sipas tyre qëndrimi në shtëpi është alternativa më e mirë

Komunikata e plotë:

Lëvizja për Drejtësi konsideron se vendimet të cilat mirren për të ia lehtësuar jetën qytetarëve tonë në këtë kohë krize të shkaktuar si rezultat i pandemisë COVID – 19, duhet të respektohen në përpikëri. Madje, është obligim i qeverisë që përmes instrumenteve të saj të mbikëqyr zbatimin e tyre.

Lëvizja për Drejtësi me shqetësim ka konstatuar se inkasantët e KEDS-it, janë detyruar të dalin të punojnë në terren, duke bërë regjistrimin e orëve, në kohën kur distanca sociale e qëndrimi në shtëpi është alternativa më e mirë për mbrojtje nga COVID 19. Regjistrimi i orëve nëpër shtëpi e banesa nga inkasantët e KEDS-it paraqet rrezik për shëndetin e tyre dhe mundësi të përhapjes së virusit nga një vend në vendin tjetër.

Kjo praktikë duhet të ndalet menjëherë dhe regjistrimi i orëve të shtyhet për muajin në vijim. Përndryshe, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të veprojë menjëherë për të detyruar KEDS-in të përmbahet nga ky veprim.

Në rast të mos veprimit të menjëhershëm nga ana e institucioneve, Lëvizja për Drejtësisë e konsideron neglizhencë e cila mund të marrë jetë qytetarësh të vendit tonë.

Kërkojmë reagime të shpejta institucionale për shkak gjendjes tashmë emergjente për shëndetin publik.

Të ngjashme