Matoshi: Nëse Serbia na njeh në mëngjes, taksa hiqet në mesditë

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Ramush Haradinajt i është përgjigjur kërkesës së Federica Mogherinit për heqjen e taksës ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

”Taksa do të hiqej që nesër në mesditë po që se Serbia do ta njihte Kosovën në mëngjes”, është shprehur Matoshi në një prononcim për Klan Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, zhvilloi sot bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, të cilit i kërkoi që pa humbur kohë të revokohen tarifat ndaj mallrave serbe.

Në lidhje me këtë kërkesë të ripërsëritur të shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, në një përgjigje nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur që Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij rreth mos-largimit të taksës.

Të ngjashme