O’Connell: Luftojeni krimin e organizuar, po shpenzojmë kohë e para për t’iu ndihmuar

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:03 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike kanë  organizuar takimin e drejtoreve të Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, tha se kanë shpenzuar kohë dhe para që tu ndihmojnë kosovarëve që të kryejnë punët e tyre në mënyrën më të mirë. Sipas tij, çdo sukses i arritur është punë e përbashkët e të dyja palëve.

Diplomati britanik ka kërkuar që të luftohet krimi i organizuar duke përmirësuar shërbimet doganore.

“Ne dëshirojmë që përpjekjet tuaja të jenë të suksesshëm dhe po shpenzojmë kohë dhe para që t’iu ndihmojmë të kryeni punën tuaj më mirë”.

“Sfidat me të cilat përballeni ju na godasin edhe ne dhe jemi të vetëdijshëm që mënyra më e mirë për t’i anashkaluar është duke ndihmuar”.

“Për çdo sukses të arritur nga shërbimet tuaja ne gëzohemi në Londër sepse çdo sukses kundër krimit të organizuar është sukses edhe i përpjekjeve tona të përbashkëta”.

“Vazhdoni me këto përpjekje për të përmirësuar shërbimet doganore, duke luftuar krimin e organizuar. E dimë që është vështirë, por jemi këtu për t’iu ndihmuar”.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se reformat nuk janë vetëm për të bërë rajonin ekonomikisht të fuqishëm, por për t’i dhënë shtysë integrimeve drejt BE-së.

“Bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor është duke zënë vend të rëndësishëm edhe në aspektin politik të takimeve të ministrave ku janë arritur edhe marrëveshje të rëndësishme siç janë ato nga Samiti i Berlinit”.

“Reformat e institucioneve tona nuk janë vetëm për të bërë rajonin ekonomikisht të fuqishëm, por për t’i dhënë shtysë integrimeve drejt BE-së për të mundësuar rrjedhën e lirë të mallrave, kapitaleve duke bërë rajonin më tërheqës duke sjellë prosperitet për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Doganat vlerësohen si institucionet më të rëndësishme për institucionet qeveritare prandaj bashkëpunimi është i domosdoshëm për të arritur rrugën drejt BE-së”. 

Drejtori i Administratës Doganore, Bahri Berisha, tha se bashkëpunimi rajonal mundëson që të rriten të hyrat, të ketë kufi më të sigurt, të ketë procedura më të shpejta sa i përket mallrave dhe personave etj., raporton EO.

“Doganat në rajon kanë rol të rëndësishëm në të hyra, në luftimin e krimeve kufitare, ekonomisë joformale prandaj qeveritë dhe qytetarët i kanë pritjet e mëdha nga administrata doganore”.

“Bashkëpunimi rajonal na ndihmon që t’i rrisim të hyrat, të kemi kufi më të sigurt, të kemi procedura më të shpejta sa i përket mallrave dhe personave, mund të kemi menaxhim më të mirë të situata”.

Të ngjashme