Pas Lunaçekut, ky është raportuesi i ri për Kosovën

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 12:54 | Nga

Eurodeputetja Ulrike Lunaçek po përfundon misionin e saj si raportuese e posaçme për Kosovën në Parlamentin Europian.

Ajo sot ka mbajtur takim lamtumirës në postin e deritanishëm, me Presidentin e vendit Hashim Thaçin,  pjesë e këtij takimi ishte edhe pasuesi i saj, raportuesi i ri për Kosovën, Igor Šoltes, transmeton Klan Kosova.

Meqë Ulrike Lunaçek përfundon mandatin e saj, raportues për Kosovën në Parlamentin Europian është zgjedhur politikani dhe avokati slloven, Igor Šoltes, njofton Klan Kosova.

Tashmë eurodeputeti, Šoltes nga 2004 deri në 2013 shërbeu si president i Gjykatës së Auditorëve të Sllovenisë. Në 2008 bëhet e ditur se mori doktoraturë në Fakultetin e Studimeve Sociale në Universitetin e Lubjanës.

Po ashtu ai shihej si n jë kandidat i mundshëm për Ministrinë e Shëndetësisë megjithatë ai raportohet se vendosi të refuzojë ofertën për këtë post për shkak të mungesës politike në koalicion.

Ndërsa në 2014, Šoltes fitoi 10.45% të votave duke siguruar për herë të parë një vend si një deputet në Parlamentin Europian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme