Përfundon takimi Mustafa-Kurti, iu shmangen mediave

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Albin Kurti, kanë përfunduar takimin, ndërsa iu kanë shmangur medieve, raporton EkonomiaOnline.

Ata kanë dalur nga objekti ku mbahej takimi dhe nuk janë prononcuar për media.

Mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje, por tashmë pritet që përmes ndonjë komunikate për media të jepen detaje nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

Të ngjashme