Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Protestuesit e mbledhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të përplasen me policinë, që po e mban rendin.

Aty shihet se si protestuesit tentojnë të shkojnë në zonën që policia e ka bllokuar.

U.d. i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, iu bëri thirrje protestuesve për qetësi, derisa tha se nëse vazhdohen tensione të tilla, protesta do të ndërpritet.

“Ju ftoj të ruani qetësinë. Pranë nesh janë vëllezërit tonë veteranët, invalidët, familjarët e dëshmorëve. Andaj ata të cilët nuk po e ndërpresin seancën që ju kemi bërë thirrje ta ndërpresin seancën për të vazhduar me takim me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e duan edhe këtë provokim që ne pa arsye të ndeshemi me Policinë e Kosovës”, tha Klinaku.

Kryetari i Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, gjithashtu bëri thirrje për qetësi, derisa tha se deputetët që nuk po e ndërpresin seancën “e duan edhe këtë provokim që të ndeshemi me policinë”.

Sipas Jasharit, Qeveria Kurti po e njollos luftën, “duke votuar me Listën Serbe.

Të ngjashme