Presidentja Osmani: Me ndihmën e ShBA-së dy kosovarë janë evakuuar nga Afganistani

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se me ndihmën e ShBA-së dhe shteteve evropiane dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar në Afganistan të cilët do të kthehen në Kosovë së shpejti.

Osmani ka shkruar se Zyra e saj dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë duke punuar për evakuimin e sigurtë të shtetasve kosovarë që gjenden në Afganistan.

“Tash e disa kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe zyra ime kanë punuar për të siguruar evakuim të sigurt të qytetarëve të Kosovës nga Kabuli. Me asistimin nga ShBA-ja dhe shtetet evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në një shtet të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi. Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, ka shkruar ajo.

For some time, @MFAKOSOVO and my Office have been working on ensuring the safe evacuation of  citizens from Kabul. With assistance from the United States and European countries, two of our citizens were safely evacuated to a safe country & will be back home soon.

Të ngjashme