Reagojnë nga kampi i Veliut pas shkarkimit të Osmanit: Për disa vendime s’ka kohë të përshtatshme

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Dje Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që mbante në parti. Osmani tashmë ka mbetur vetëm anëtare e thjeshtë në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Lidhur me një zhvillim të tillë ka pasur reagime të shumta. Kritika në drejtim të LDK’së kanë shkuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë lidhur me një zhvillim të tillë ka shkruar sot edhe shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, i cili ka publikuar një thënie në të cilën thuhet se për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme por ato duhet të merren.

“Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa ne shpresojmë të jetë” (Jim Horning)! Për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme; megjithatë, ato duhet të merren!”, ka shkruar Bajram Gecaj.

Të ngjashme