SKV-ja kundërshton datën e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve studentore

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Studentore për Barazi, “Studim, Kritikë, Veprim” (SKV), ka zhvilluar një aksion simbolik para Rektoratit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Më këtë rast Edi Zeneli nga SKV-ja, ka thënë se ka thënë se e kundërshtojnë datën e vendosur nga Këshilli Drejtues sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve.

“Sot Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës, ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet studentore për vitin 2022. Sipas këtij vendimi, zgjedhjet studentore do të mbahen me 10 qershor, ditë e premte dhe në formatin online.”

” Nëpërmjet këtij aksioni sot si SKV po shprehim pakënaqësitë tona lidhur me këtë vendim për disa arsye; e para konsiderojmë se vendimi i Këshillit Drejtues është i vonshëm dhe se zgjedhjet studentore do të duhej të mbahëshin gjatë muajit maj, e jo në qershor”.

“Është e qartë se kjo vonë s’është e rastësishme, por një planë i përgatitur dhe i menduar gjatë, kjo sepse tash Këshilli Drejtues për vendimin e nxjerr e përdor arsyen se me 31 maj do të përfundoj viti akademik dhe në qershor pjesa më e madhe e studentëve do të rikthehen në qytetet tyre…”.

Fjalimi i plotë i Edi Zenelit:

Sot, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet studentore për vitin 2022. Sipas këtij vendimi, zgjedhjet studentore do të mbahen më 10 qershor, ditë e premte, në formatin online.Nëpërmjet një aksioni, SKV sot para Rektoratit ka shprehur pakënaqësitë lidhur me këtë vendim.E para, konsiderojmë se vendimi i Këshillit Drejtues është i vonshëm dhe se zgjedhjet studentore do duhej të mbaheshin gjatë muajit maj dhe jo në qershor. Është e qartë se kjo vonesë nuk është e rastësishme, por një plan i përgatitur, e, i menduar gjatë.Kështu sepse, tashmë, Këshilli Drejtues si arsyeje kryesore për vendimin e nxjerrë e përdorë faktin se më 31 maj do të përfundojë viti akademik dhe se në qershor pjesa më e madhe e studentëve do të rikthehen në qytetet prej nga vijnë.Në asnjë shtet në botë, as në ato me teknologji të avancuar, zgjedhjet nuk mbahen online. Mundësitë për manipulime dhe keqpërdorime janë të shumta dhe askush nuk mund të ofrojë garanci për këtë proces.Edhe në zgjedhjet e vitit 2020 ka pasur ankesa të shumta. Studentë e anëtarë të stafit akademik kanë votuar me llogaritë e kolegëve të tyre për organizata të caktuara.Mbi të gjitha, me këtë vendim, KD ka shkelur rregulloren të cilën e ka miratuar vetë pak ditë më parë. Sipas rregullores, vendimi mbi formën e organizimit të zgjedhjeve bazohet mbi rrethanat objektive. Të gjitha rrethanat objektive mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve në formë fizike.Ky vendim është absurd. Ky vendim dëshmon se KD është palë në këtë plan.Nuk ka kuptim që fushata të bëhet fizikisht e votimi online. Në fushatë grumbullohen qytetarët, votimi bëhet në formë të organizuar. Nuk ka kuptim që studentët të mos jenë të sigurt për votat e tyre, nuk ka kuptim që ata të jenë nën presion gjatë votimit. Studentët duhet të jenë të lirë dhe të qetë para kutisë së votimit.Aksioni i sotëm është vetëm fillimi. Vendime të tilla absurde duhet kundërshtuar edhe në forma të tjera më të ashpëra.

Të ngjashme