Tahiri vë bast: Nëse janë mbledhur 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë, e lë mandatin e deputetit

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar sot Qeverinë Kurti se dështuar me Fondin e Sigurisë.

Sipas tij, është gabim që Qeveria po i mban të fshehta mjetet financiare që janë mbledhur në Fondin për Siguri. Madje ai ka vënë bast se deri më tani as 2 milionë euro nuk janë mbledhur në këtë Fond.

“Sot, kur kanë shkuar 75 ditë, unë jam i bindur dhe nëse nuk del kështu unë po vë bast dhe po e lë mandatin e deputetit, nëse e kanë kaluar mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë deri sot kur po flasim, unë e lë mandatin e deputetit. As dy milionë euro nuk janë mbledhur. Kë doni me fajësu shoqërinë?!”, ka thënë Tahiri në Kuvend ku po diskutohej për situatën e sigurisë.

Sipas tij, prej që është hapur Fondi i Sigurisë, do të duhej minimumi 20 milionë euro të mblidhen.

Ai shoti se Qeveria nuk ka organizuar fushata të mjaftushme për të mbledhur sa më shumë mjete në këtë fond, ndërsa deklaroi se ky Fond ishte hapur në mënyrë që të fshiheshin keqperdorimet nga kriza energjetike.

Të ngjashme