Veseli: Lufta e UÇK-së e pastër – vendimet e mëtutjeshme në shërbim të vendit

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësi i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit dhe ftesës për të nga Gjykata Speciale.

Veseli, që po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe kjo do të dëshmohet sërish.

Kreu i PDK-së ka shkruar se vendimet e mëtutjeshme do të jenë në përputhje me interesat e qytetarëve.

“Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së.

Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar Veseli në faqrn e tij në Facebook.

Të ngjashme