Në tubimin e VV-së, politikanët ruanin distancën e qytetarët rrezikonin jetën

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë se në tubimin e Vetëvendosjes sot është thyer parimi i barazisë, të cilin kjo parti e proklamon.

Tasholli se në fotografitë e këtij tubimi shihet qartë një renditje privilegjuese, ku pjesa kryesore e partisë mban distancë dhe ruan veten, ndërsa nuk çan kokën për turmën që rrezikon seriozisht jetën.

“Për një parti që në diskursin e saj e mban për themeltare konceptin e barazisë, ky akt duhet të shihet me shqetësim dhe disa dilema”, ka shkruar Tasholli në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Më të barabartë se të barabartët

Sot, në sheshin e Prishtinës, përveç tjerash, janë thyer parimet e barazisë.

Në fotot dhe video-xhirimet e tubimit të VV-së shihet një renditje privilegjuese, ku pjesa kryesore e partisë mban distancë dhe ruan veten, ndërsa nuk çan kokën për turmën që rrezikon seriozisht jetën.

Për një parti që në diskursin e saj e mban për themeltare konceptin e barazisë, ky akt duhet të shihet me shqetësim dhe disa dilema.
Duhet ta pyesim edhe mjekun e binës për Hipokratin: pacientët a duhet të trajtohen barabar?

Të ngjashme