Zemaj: Qeveria po provon ta menaxhojë pandeminë “online”, institucionet shëndetësore janë të stërngarkuara

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me rritjen e rasteve me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se nga paaftësia e Qeverisë ka rritje te masave dhe se numri është më i madh me Variantin Omicron.

“Institucionet e kujdesit shëndetësor janë të stërngarkuar dhe pa përkrahjen e qeverisë bëhet edhe më e renduar. Mos të harrojmë se ky kryeministër ka proklamuar as me ardhjen e tij në pushtet virusi është zvogëluar. Javë më parë kjo qeveri ka provuar ta menaxhojë pandeminë online. Nuk do të habitemi nëse disa dit më vonë do të premtohet edhe vaksinimi online sepse për ta është e mundshme. Në kohën e kësaj qeverie janë thyer të gjitha rekordet e zeza në botë ai nga numri i të infektuarve ashtu edhe rastet e vdekjes”, tha Zemaj..

“Është kjo qeveri që punëtoret shëndetësorë po i trajton me lëmoshë. Nga paaftësia e saj ka probleme me koordinimin me kryetaret e komunave. Nga paaftësia për vaksinim po i ekspozon qytetarët për shpërndarje dhe infektim masiv. Në kohën kur duheshin vaksinat nga paaftësia e sajë i hidhte. Si pasojë e kësaj qeverie punëtorët shëndetësor po ikin nga vendi si kurrë më parë. Pasojë e kësaj qeverie është mungesa e fushatës vetëdisuese për marrjen e vaksinës kundër pandemisë, doza përforcuese dhe gripit sezonal”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka deklaruar se do të përdorin të gjithë mekanizmat demokratikë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. E, ndër këta mekanizma, ai përmendi edhe protestat.

“Do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratikë sikur dje, sot, të hënën në seancë të jashtëzakonshme dhe do të konsultohemi me të gjithë, por edhe me qytetarët të cilët preken drejtpërdrejt nga paaftësia e kësaj qeverie. Do të shohim edhe format tjera të parandalimit, siç mund të jetë edhe protesta, një nga format demokratike të saj”, ka deklaruar ai.

Ai u shpreh se në një vend të varfër si Kosova është padituri të propozohet rritje e çmimit të energjisë dhe për këtë tha se fajtore është Qeveria.

“Gjendja është kaotike, edhe në pjesën sociale, edhe ekonomike, por edhe të shëndetit publik. Pandemia vë në sipërfaqe shumë probleme të caktuara, por këtë e ka rënduar edhe mospërgjegjësia e kësaj qeverie. Rritja enorme e çmimeve bazike në ushqim dhe gjëra të tjera elementare dhe tash tendenca e keqmenaxhimit dhe injorimit të situatave për krizën energjetike ku pasoja e rritjes së çmimeve do t’i bartin ekonomitë familjare, njerëzit e varfër. Duhet të jesh tepër injorant ose i padijshëm që vendit më të varfër në botë edhe në Evropë, të kesh rritje enorme pa ndonjë planifikim të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Të ngjashme