Një ndër gabimet e rënda të pushteteve të kaluara nga PDK, LDK, AAK dhe partia e Behxhet Pacollit ka qenë politizimi i diplomacisë së Kosovës.
Secila nga këto parti ka përzier partizanizmin sidomos në zgjedhjen e stafit profesional dhe diplomatik pa i dhënë profesionalizmit dhe meritokracisë vendin kryesor.
Sidoqoftë shërbimi i jashtëm i Kosovës ka arritur të krijojë kuadro të niveleve më të larta diplomatike të krahasueshme me diplomaci qindravjeçare.
Në vend se të mbindërtohej mbi këtë bazë solide, VV dhe Guxo e kanë tejkaluar gabimin e pushteteve pararendëse dhe nëse vazhdojnë me qasjen momentale politika e jashtme dhe diplomacia e Kosovës mund edhe të shkatërrohen tërësisht.
Partitë tona duhet ta kuptojnë që diplomatët dhe njerëzit e politikës së jashtme shef e kanë veç interesin shtetëror. Politizimi dhe partizanizmi vrasin çdo politikë të jashtme dhe talentin diplomatik.
Politika e brendshme nuk është politikë e jashtme.