Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta ndaluar abortin në Poloni ka shkaktuar protesta të mëdha në këtë vend.
Abortimi tani është i lejuar vetëm në rastet kur deri te shtatzënia ka ardhur si pasojë e përdhunimit ose kur shtatzënia rrezikon jetën e nënës, shkruan BBC.
Protestat kanë filluar në disa qytete polake, të mërkurën në mbrëmje.
Aktivistë të shumë kanë bërë thirrje për protesta masive të enjten dhe të premten edhe në Varshavë.
Vendimi i tetorit të vitit të kaluar nga Gjykata Kushtetuese zbuloi se një ligj i vitit 1993 që lejonte abortin në rastet e anomalive të rënda dhe të pakthyeshme të fetusit, ishte antikushtetues.
Vendimi ka nxitur mbështetësit e abortit që të kërkojnë këtë të drejtë mirëpo Qeveria polake e cila ka lidhje të forta me Kishën Katolike e ka mbështetur atë.
Sipas vendimi të Gjykatës, “një fëmijë i palindur është një qenie njerëzore dhe kjo qenie meriton mbrojtje me Kushtetutë”.
Protestat që po mbahen po shihen si një rrezik i madh për përhapje masive të koronavirusit.