Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, është duke formuar një grup të posaçëm për të koordinuar dhe drejtuar politikën e SHBA-së ndaj Iranit.
Departamenti i Shtetit bëri të ditur se Pompeo do të prezantojë shumë shpejt pjesëtarët e këtij grupi veprimi. Zyrtarët thanë se grupi do të kryesohet nga Brian Hook, i cili aktualisht është drejtor i Departamentit të Shtetit për planifikimin e politikave.
Ata thanë se Hook pritet të zëvendësohet në punën e tij të tanishme nga Kiron Skinner, akademik i politikës së jashtme.