Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Mike Pompeo, të martën la të kuptohet se ka nisur procesi i tranzicioni i pushtetit.
Ky njoftim erdhi pasi Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme të hënën i tha presidentit të zgjedhur, Joe Biden, se mund ta fillojë zyrtarisht marrjen e kompetencave, shkruan Reuters.
“Sot e filluam procesin për të parë se çfarë është vendimi i Administratës së Përgjithshme të Shërbimeve dhe ne do të bëjmë gjithçka që kërkohet me ligj. Do të bëjmë që kjo të funksionojë”, tha Pompeo në një intervistë në televizionin Fox News.
Ndryshe, Joe Biden e ka zgjedhur politikanin Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit. Ai është cilësuar si person që beson në aleancën transatlantike dhe ka lidhje të thella me Evropën.
Blinken ka përvojë gjashtëvjeçare në Senat, ku ka shërbyer si një nga ndihmësit kryesorë të Bidenit.
Presidenti i deritashëm, Donald Trump, për disa ditë nuk e ka pranuar humbjen dhe ka pretenduar se ka pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga autoritetet.