Pompeo siguron aleatët se SHBA do të jetë e angazhuar në luftën kundër ISIS

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo ka siguruar partnerët e koalicionit se tërheqja e trupave të tyre nga Siria nuk nënkupton “fundin e luftës së Amerikës”.

Ai ka ftuar ata që të japin ndihmën e tyre të përhershme deri në mposhtjen e Shtetit Islamik – ISIS, shkruan AlJazeera, transmeton Klan Kosova.

“Tërheqja e trupave s’është fundi i luftës së Amerikës. Këtë luftë do ta vazhdojmë krah jush”, ka thënë Pompeo gjatë adresimit para ministrave të jashtëm të 79 shteteve që punuan bashkë me SHBA-në në luftën e grupit të armatosur në Siri dhe Irak.

Megjithëse Presidenti Donald Trump ka deklaruar në dhjetor se “misioni është përmbushur”, Pompeo ka thënë se tërheqja e trupave ka qenë “parimisht një ndryshim taktik, jo ndryshim misioni”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme