Zyrtarë të SHBA-së “nuk e kanë parë” liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un kohët e fundit.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, e ka konfirmuar këtë duke shtuar se janë duke përcjell në vazhdimësi raportet mbi shëndetin e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai poashtu ka shprehur shqetësimin se Kina mund të goditet nga një shpërthim i ri i koronavirusit apo nga uria.
Kim është shfaqur publikisht në mediat shtetërore më 12 prill, duke ngjallur spekulimet se është seriozisht i sëmur.
Por që zyrtarë nga Korea e Jugut kanë thënë më vonë se raportimet e tilla janë të pavërteta.