“Populli i Kosovës do të jetë i pari që do të arrijë imunizimin”

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Mjeku dhe profesori kosovar, Gani Bajraktari ka thënë se Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.

Kështu tha ai sot në T7, ku ndër të tjera shtoi se populli i Kosovës do të jetë i parti që do të arrijë imunizimin.

“Unë para dy ditëve kam thënë se në Kosovë nuk janë bërë teste për popullatën e shëndoshë. Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin. Për shkak të demografisë. Ne do të jemi popullata e parë që do ta arrijmë imunizimin”, tha ai.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur rastet me koronavirus, ku vetëm dje janë identifikuar 113 të infektuar.

Të ngjashme