Popullizmi dhe energjia si vegël politike

Prishtinë | 23 Qer 2025 | 09:07 | Nga Shenoll Muharremi

Baza ekonomike e Kosovës është ndër më të ultat në Europë. Arsimi nuk është cilësor sipas testeve kredibile ndërkombëtare (PISA). Këto dy, bashkë, përfshi lincimet dhe sulmet ndaj mendimit dhe fjalës së lirë, janë faktorët pse potenciali ynë kolektiv po zhbëhet përditë.

Në këtë terren, saktësisht, lulëzon popullizmi. Fiton ai që flet bukur, që përdorë nacionalizmin dhe simbolika, jo ai që mendon thellë. Fitojnë politikanë që nuk kanë as program, as vizion për të ardhmë.

Fiton politika, shpresat shuhen. Migrimi rritet, e gjithashtu edhe mvarësia nga importet si në mallra ashtu edhe në energji.

Kur nuk ka mirëqenie dhe mundësi, nuk ka as kërkesë për cilësi. Dhe pa arsim të mirë, nuk lindin as ide të mira, as ekonomi funksionale e konkurruese. Rrethi mbyllet.

Pra nëse e mbanë Kosovën pa energji të re, pa ekonomi aktive, e me potencial politik dhe ekonmik të bllokuar ti e mbanë qytetarin të izoluar dhe injoruar, e biznesin të margjinalizuar.

Shumë gjëra duken të izoluara kur i shohim në kontekst ditore. Por nëse i shohim në kontekst afatgjatë, pamja bëhet shumë më e qartë. Një popull pa mirëqenie e pa dije, kontrollohet më lehtë. Ndërsa energjia mundet me qenë si vegla kryesore me e arritë atë qëllim politik.

Të ngjashme