Porositi midhje në restorant, gjen perlën që kushton mbi 2 mijë euro

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Shkon për darkë në një restorant dhe porosit një pjatë me midhje që kushtonte rreth 13 euro dhe në njërën prej tyre gjen një perlë që mund të vlejë 2 mijë deri në 4 mijë euro. Kjo është surpriza që i ka ndodhur 66-vjeçarit Rick Antosh, në një restorant në qendër të Nju Jorkut në Manhattan.
Ai ishte atje për tu takuar me një shok klase të shkollës së mesme. Burri po bisedonte me të kur në një moment ai po kafshonte diçka që fillimisht mendoi se ishte ndonjë pjesë midhjeje.

“Ndjeva se diçka ishte e çuditshme në gojën time. Fillimisht mendova se ishte ndonjë dhëmb”, tha ai.

Por duke e marrë sferën e vogël në dorë, kuptoi se bëhej fjalë për diçka anormale. Klienti kërkoi informacion në restorant dhe vendimi erdhi menjëherë: ishte një margaritar, transmeton “Tch”.

“Shefi i restorantit më tha se punon aty prej 28 vitesh dhe kjo është hera e dytë që ndodh”, tha Antosh. A do ta shesë perlën e tij? Ndoshta jo. Në fakt do që ta mbajë si një kujtim i një darke origjinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme