Porti i Vlorës, rritet fluksi i pasagjerëve gjatë fundjavës

Prishtinë | 29 Dhj 2024 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Fundjava ka sjellë një fluks të madh udhëtarësh në portin detar të Vlorës në Shqipëri, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë mbërritur mbi 1 e 150 pasagjerë dhe 242 automjete.

Sipas EuronewsAlbania, të shtunën në mëngjes, 543 pasagjerë dhe 142 makina u regjistruan në port, kryesisht emigrantë shqiptarë që kthehen për festat, si dhe një numër i vogël shtetasish të huaj.

Ndërsa të dielën, shifrat u rritën, me 618 pasagjerë dhe 100 automjete që mbërritën në port.

Autoritetet e portit kanë intensifikuar punën për të përballuar fluksin dhe për të lehtësuar procesin e hyrjes në vend, duke pritur që numri i mbërritjeve të vijojë të rritet në ditët e ardhshme.

Të ngjashme