Portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez, thotë se ai ndihet i sigurt duke e ruajtur portën e Topçinjve kur i ka para vetes mbrojtësit Shkodran Mustafi dhe David Luiz, përkundër gabimeve të shpeshta të këtyre dyve.
Dy mbrojtësit e Arsenalit shpeshherë e gjejnë veten në mesin e shumë talljeve nga tifozët kundërshtarë, përderisa vetë tifozët e tyre i kanë kritikuar ata të dy gjithashtu, transmeton Gazeta Express.
Përderisa ata dy kanë bërë gabime edhe gjatë kohës së fundit, mbrojtja e Arsenalit ka dhënë shenja se po përmirësohet nën drejtimin e Mikel Artetës. Të shtunën, një mbrojtje e përbërë nga Luiz, Mustafi dhe Sead Kolasinac e limitoi Wolvesin në formë në vetëm në goditje drejt kuadratit të portës.
“Tani ne e kemi një strukturë, një plan të luftë, ne dimë ta menaxhojmë lojën dhe mbrojtja po duhet gjithnjë e më e mirë”, ka thënë Martinez, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.
“Më besoni, David dhe Musti janë top lojtarë. David ka qenë në top nivel për shumë vite dhe e njëjta gjë vlen edhe për Mustin. Nganjëherë kur bën gabime në klube të mëdha, ndëshkohesh”.
“Kur vjen puna te Arsenali, njerëzit gjithmonë e fajësojnë mbrojtjen për disfatat. Por, unë ndihem me të vërtetë i sigurt prapa tyre. Ata kanë përvojë dhe vazhdimisht komunikojnë gjatë ndeshjes. Unë ndihem i sigurt me ta”.