Të gjesh dhomën tënde të hotelit në një resort të madh mund të jetë një gjë problematike, por Përfaqësuesja e Francës në futboll nuk e ka pasur një problem të tillë me të arritur në bazën e saj në Moskë para Kupës së Botës.
“Hilton Garden Inn” në periferi të Moskës është hoteli ku do të qëndrojë Përfaqësuesja e Francës gjatë Botërorit dhe pronarët kanë marrë të gjitha masat në mënyrë që lojtarët si Kylian Mbappe e Benjamin Mendy të ndjehen sa më të veçantë që është e mundur, shkruan Koha Ditore.
Duke ecur nëpër korridoret, lojtarët shpejt vërejtën se Hilton ka hequr sistemin e dhomave me numra dhe ka vizatuar portretet e secilit lojtarë në derë për skuadrën me 23 futbollistëve.
Benjamin Mendy, që ka postuar një video të lojtarëve duke zbuluar portretet, ka treguar se ka pasur më tepër vizatime brenda në dhoma. Me mbrojtësin Adil Rami veçanërisht të lumtur, hoteli Hilton ka arritur misionin për të bërë lojtarët të ndjehen si yje.