Kombëtarja e Portugalisë dhe e Francës do të përballen sot në kuadër të grupit F, për portugezët do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për kalimin në fazën tjetër, kurse francezët e kanë siguruar kalimin.
Skuadra e Didier Deschamps ka një fitore kundër Gjermanisë me rezultat 1-0 dhe në ndeshjen e dytë është ndalur në barazim nga Hungaria.
Portugalia e ka fituar ndeshjen e parë 3-0 ndaj Hungarisë, kurse në lojën e dytë e ka humbur kundër Gjermanisë me rezultat 4-2.
Katër ndeshjet e fundit midis Portugalisë dhe Francës kanë prodhuar vetëm tre gola, dy për Francën, një për Portugalinë.
Cristiano Ronaldo i Portugalisë nuk ka shënuar kurrë kundër Francës. Në fakt, ata janë kundërshtari kundër të cilit ai ka luajtur më shpesh pa gjetur kurrë golin, gjashtë ndeshje, 439 minuta.
Formacionet e mundshme:
Portugalia: Rui Patrício; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; Danilo, Renato Sanches, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante, Rabiot; Griezmann, Benzema, Mbappe.