Autoritetet portugeze kanë njoftuar se do i lehtësojnë masat izoluese gjatë Krishtlindjeve me qëllim që njerëzit t’i vizitojnë të dashurit e tyre.
Kryeministri Antonio Costa, ka deklaruar se ndalimi i lëvizjes nuk do të vendoset mes 23 dhe 26 dhjetorit, megjithatë lëvizja mes rajoneve do të ndalet përsëri në prag të Vitit të Ri, transmeton KOHA.
“Asnjë festim në rrugë nuk do të lejohet më 31 dhjetor derisa tubimet në hapësira të hapura do të kufizohen në gjashtë persona dhe të gjithë duhet të mbyllen pas orës 2 të mëngjesit”, ka deklaruar ai.