Portugalia thotë se vaksina e AstraZeneca preferohet vetëm për ata nën 65 vjeç

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e shëndetësisë e Portugalisë tha të hënën vaksina e AstraZeneca preferohet të përdoret në nën-65 vjeç.

Kështu, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ky vend bëhet i fundit evropian që ka shprehur rezerva në lidhje me efikasitetin e saj tek njerëzit e moshuar.

Gjithsesi, siç ka thënë ministria, vaksinimi i një personi prej 65 vjet ose më shumë nuk duhet të vonohet nëse vaksina AstraZeneca është e vetmja në dispozicion.

Ndryshe, deri më tani, Portugalia ka regjistruar 765,414 raste me coronavirus dhe 14,158 vdekje.

Grupi i parë i vaksinave AstraZeneca mbërriti të dielën, duke numëruar 42,300 doza.

Vendi deri më tani ka marrë pak më pak se 390,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe 19,200 doza të Moderna, thotë ministria e shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme