Portugalia veç një fitore ndaj Francës…por në finale të EURO 2016-shit

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Franca e Kylian Mbappesë sot luan me Portugalinë e Cristiano Ronaldos në çerekfinale të EURO 2024-shit.

Dueli i parë i tyre kishte ardhur pikërisht në EURO, më 1984, ku Franca kishte fituar 3:2.

16 vjet më vonë ato prapë ishin takuar po në këtë garë, dhe sërish Franca kishte fituar, këtë herë 2:1, shkruan Klankosova.tv.

Në përgjithësi, ato janë takuar dhjetë herë – shtatë herë ka fituar Franca, dy herë janë ndarë baras dhe një herë ka fituar Portugalia, dhe atë në finale të EURO 2016 ku francezët kishin qenë nikoqir.

Të ngjashme