Ekipi Kombëtar i Portugalisë në futboll është kthyer në Lisbonë, ku janë pritur si heronj pas fitores kundër Francës në Finalen e Euro 2016.
Ronaldo me shokë priten si heronj, pas fitores kundër Francës në Finalen e Euro 2016.
Portugalia ka shënuar fitore mbrëmë në Stade de France me golin e Antonio Eder në minutën e 119′të. Portugalia pësoi goditje qysh në 20 minutat e parë kur kapiteni i ekipit, Cristiano Ronaldo u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e lëndimit.
Mirëpo, lotët e hidhërimit në fillim të ndeshjes të Ronaldos u kthyen në lot gëzimi krejt në fund kur Portugalia për herë të parë u shpall Kampione e Europës në futboll.