Posta e Kosovës i ulë pagat e zyrtarëve të lartë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv ka vendosur për uljen e pagave për zyrtarët e lartë për 30 %

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Posta e Kosovës thuhet se Sali Morina në mënyrë vullnetare ka deklaruar se dëshiron zbritje të pagës së tij.

Pas këtij vendimi, Morina si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në vend të 2 mijë e 500 eurove do të marrë vetëm 1 mijë e 750 euro.

Komunikata e plotë”

Sot në Mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, me propozimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, u vendos për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

Vullnetarisht ishte deklaruar U.D. Kryeshefi Ekzekuti, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte: 2,500.00 €, tani me zbritje do ta ketë: 1,750.00 €.

Po ashtu për 3 pozitat e zyrtareve te larte: Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, u vendos që nga paga që kishin: 2,100.00 €, tani me zbritje do ta kenë pagën: 1,450.00 €.

Të ngjashme