Me rastin e Ditës Botërore Postare, Menaxhmenti i Postës së Kosovës, uron gjithë punonjësit e ndërmarrjes tonë dhe të administratave postare kudo në botë për këtë ditë të veçantë të tyre.
9 tetori është deklaruar si Dita Botërore e Postave në kongresin e UPU-së, të mbajtur në Tokio të Japonisë në vitin 1969, si dhe përkon më datën e themelimit të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU) në vitin 1874.
Themelimi i UPU krijoi mundësinë e komunikimit mes popujve dhe shteteve të ndryshme anekënd botës.
Këtë vit, për shkak të pandemisë Covid 19, shënimi i kësaj date të rëndësishme për administrata postare është kufizuar në konferenca virtuale.
Posta e Kosovës, ende nuk e gëzon anëtarësinë me të drejta të plota në UPU, megjithatë me punë dhe angazhim të vazhdueshëm, shpresojmë se së shpejti do të jemi anëtar të barabart në Unionin Ndërkombëtar Postar!