Posta emeton dy pulla postare me imazhet e dy veprimtarëve

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës ka emetuar sot dy pulla postare me imazhet e profesorëve dhe veprimtarëve Ejup Statovci dhe Fehmi Agani.

Me këtë rast, pata nderin që në zyrën time të pres anëtarë të familjes Statovci dhe Agani. Në shenjë respekti, ua dhurova pullat e para postare dhe nga një pullë postare në pllakë bronzi.

Të gjithë jemi krenar për veprimtarinë e dy profesorëve, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në shkencë por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Para 21 vitesh, profesor Ejup Statovci, i cili ishte rektor i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira, doli në ballë të Protestës historike të 1 tetorit, në vitin 1997.

Përveç si profesor i Universitetit të Prishtinës, Fehmi Agani ishte një nga ideologët më të shquar të rezistencës paqësore kundër regjimit serb. Agani u vra nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë, në pranverë të vitit 1999.

Filatelia e Postës së Kosovës është pasuruar me pullat postare qe bartin imazhet e dy intelektualeve trima, Ejup Statovci dhe Fehmi Agani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme