Posta e Kosovës lidhi një marrëveshje shumë të rëndësishme, me të cilën do të hapet Zyra Postare në Kampusin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe Rektorit të UPZ-së, Prof. Ismet Temaj, në prezencën e zyrtarëve të lartë të Postës së Kosovës, Kryesuesit të BPD-së, Leonard Shabanaj, u.d. zv. KE-së, Etrit Hoti, drejtorit të Shitjes dhe Marketingut, Burim Geci, bashkëpunëtorëve nga regjioni i Prizrenit dhe përfaqësuesve të Universitetit të Prizrenit.
U.D. Kryeshefi Smakiqi dhe Rektori Prof. Temaj, u zotuan për të hapur sa më shpejtë Zyrën Postare në hapësirat e brendshme të Universitetit të Prizrenit, e cila që do të jetë në shërbim ndaj studentëve të këtij tempulli të diturisë, që ata të kenë mundësinë të kryerjnë afër, shpejtë, mirë dhe lirë të gjitha pagesat e ndryshme të tyre gjatë studimeve.
Strategjia dhe synimet e BPD-së dhe U.D. Kryeshefit Ekzkeutiv, Xhevdet Smakiqi, janë zgjerimi i ofrimit të shërbimeve që ofron Posta e Kosovës, sa më afër qytetarëve dhe instutucioneve me tarifat dhe provizionet më të lira në tregun e Kosovës.