Posta promovoi motoçikletat ekologjike

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 15:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Postës, sot është bërë promovimi i motoçikletave ekologjike për postierë, që janë blerë përmes një projekti të përbashkët nga Posta e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

“Këto motoçikleta do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të punës për postierët tanë, por edhe për shpërndarje më të mirë dhe më të lehtë të dërgesave postare. Ne e kemi prioritet avancimin e kushteve për punë për postierët tanë. Para disa javësh postierët i kemi pajisur edhe me uniforma verore dhe dimërore si dhe me çanta”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Posta synon që  gradualisht të zëvendësojmë të gjitha motoçikletat e vjetra me karburant me motoçikleta me energji elektrike.

Kryeshefi ka falënderuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për kontributin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti, ndërkaq sekretarit të përgjithshëm Arben Çitaku, që ishte i pranishëm në promovim, i ka ndarë një mirënjohje.

Ai po ashtu ka falënderuar ministrat Ferat Shala dhe Blerand Stavileci të cilët kanë përkrahur fuqishëm këtë projekt.

Çitaku tha se MMPH do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes projekte të ngjashme edhe me institucione tjera me qëllim që të përmirësohet kualiteti i mjedisit në vendin tonë.

Dita Ndërkombëtare e Postës shënohet për çdo vit, më 9 tetor, në të gjitha shtetet e botës. Në këtë datë, në vitin 1874 është themeluar Unioni Postar Universal (UPU), agjenci e Kombeve të Bashkuara, që përbëhet nga 192 shtete anëtare.

“Të gjithë kolegëve të mi ua uroj Ditën Ndërkombëtare të Postës, veçanërisht postierëve, ndërkaq qytetarëve ju premtoj se shërbimet tona do të jenë edhe më cilësore”, ka thënë Hoxha.

14523011_1261967103835588_9112678243387756481_n

14563386_1261967123835586_1357433283789762702_n

Të ngjashme