Ushtruesja e detyrës së Kryeshefes Ekzekutive, Vjollca Shala-Mulaj së bashku me dy drejtorët e Postës së Kosovës, Faton Thaçi dhe Burim Geci, takuan Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
U.D. Kryeshefja, Shala-Mulaj, falënderoj për bashkëpunim dhe mbështetje të deritanishëm të MPMS-së për Postën e Kosovës, ndërsa ftojë ministrin Reçica për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera të rëndësishme, që prekin interesin e qytetarëve të Kosovës.
Ministri Reçica dha mbështetje parimore kërkesave të Menaxhmentit të ndërmarrjes tonë, si dhe u zotua në thellimin e bashkëpunimit, duke mbështetur dy ekipet punuese respektive. Ndërsa Shala-Mulaj në shenjë falënderimi i dhuroj ministrit një ekzemplar të Filatelisë me pulla postare.