Posta e Kosovës përmesn një komunikate për medie ka njoftuar qytetarët se ka shtuar zyrat postare si dhe ka zgjatur Orarin e Punës të Zyrave Kujdestare deri në ora 22:30, vetëm për të qenë afër qytetarëve.
Komunikata e plotë:
Posta e Kosovës njofton qytetarët se nga sot ka rritë numrin e zyrave postare si dhe ka zgjatur Orarin e Punës të Zyrave Kujdestare deri në ora 22:30, vetëm për të qenë afër juve.
Përkushtimi ynë për juve nuk ndalet as në kohë pandemie.
Posta është e hapur çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave në 7 Regjionet e Republikës së Kosovës me 93 zyra postare aktive, prej tyre 11 punojnë me orar nga ora 08:00 -22:30, duke iu ofruar shërbime qytetarëve në përshtatje të vendimit të Qeverisë për lëvizjen e lirë tyre.
Kushdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blej mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare e të tjera, këtë mund ta bëjë në Postë, në çdo qytet si dhe në shumë vendbanime rurale.