Prokuroria ka hapur rast “Nxitje e Urrejtjes”, pasi në katër komunat veriore të vendit janë vendosur disa posterë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë, për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani, ndër tjera, konfirmoi se ende nuk ka ndonjë person të dyshuar që e atakon lidhur me rastin.
“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndar pamflete me foton e Kryetarit të Serbis. Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes. Nuk kemi të dyshimt, ndersa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, tha Elshani për EO.
Lexo edhe: