Në një postim në Twitter, Arianit Beqiri asistent i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e rëndë të Isa Mustafës, duke bashkuar dy fotografi ku duket edhe ajo e Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.
Shkatërruesit e LDK-së. 😌😂 pic.twitter.com/MS4SEk3men
— Arianit Beqiri (@ArianitBeqiri) June 8, 2023
Postimi i Beqirit u kritikua ashpër nga ndjekësit e tij.
Përpos pozitës së tij si asistenti ekzekutiv i kryeministrit të Kosovës, Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.
Beqiri, që ushtron rolin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është emëruar në pozitën e aksionarit të NPB-së me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.