Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se me datën 21.12.2021 një person me inicialet T.Sh (M/K) , në llogarinë e tij në “Facebook” kishte postuar një foto me një armë në dorë.
Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet në identifikimin e personit të dyshuar dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Pas një pune hetimore, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar i cili ka pranuar se arma e zjarrit e postuar në “Facebook” i takonte një personit tjetër (mikut të tij) dhe sot me datën 21.01.2022 është intervistuar personi me inicialet L.H ( M/K) 28 vjeçar i cili ka pranuar se arma ishte e tij.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit L.H është inicuar rasti penal ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar !