Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.