Mbrëmja e së shtunës ishte e rezervuar për spektakël në boks, ku kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua, bëri mbrojtjen e titullit duke e mundur Alexander Povetkin në “Wembley”.
Edhe pse boksieri rus kishte disa momente të shkëlqyera, duke e dominuar meçin në disa raste, nuk arriti t’i bëjë ballë më shumë se shtatë raunde Anthony Joshuas.
Pas meçit, Joshua bëri një gjest fisnik duke shkuar në dhomën e zhveshjes së Povetkin, për ta përgëzuar për luftën.
Alexander Povetkin një ditë më parë ka lëshuar një video në Instagram, ku vërehen lëndimet e shumta në fytyrë nga goditjet e Anthony Joshua.