Analisti Xhevdet Pozhari ka “kërcënuar” kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBASHK, Rrahman Jasharaj.
Përmes një postimi në Facebook, Pozhari i ka reaguar Jasharajt pas deklaratës së tij se mësimdhënësit nuk do të tërhiqen nga greva edhe pas vendimit të Qeverisë Kurti për të ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistët dhe studentët.
Jasharaj ka deklaruar se edhe pse në këto kategori përfshihen edhe mësimdhënësit, kjo nuk mjafton për ta, duke thënë se kërkesa e tyre ka qenë për ngritjen e pagave të mësimdhënësve.
E deklarata e Jasharajt si duket i ka penguar analistit Pozhari, i cili ka thënë se nëse SBASHK-u mban grevë dhe mësimdhënësit heshtin, do të reagojnë prindërit duke ia “treguar vendin një sharlatani”.
Postimi i plotë i Pozharit:
Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin, 100 euro nuk mjaftojnë
Paj, masi nuk ka mësimdhënës si dikur që një person si ti nuk e kishin lënë as para shkollave me ndejt, lirisht bllokoje!
Veç ishalla nuk ju shkon mendja mandej fëmijët me na i maltretu gjatë verës me mësim plotësues. Se nëse mësimdhënësit heshtin, ne prindërit hiq nuk pritojmë me ja kallxu vendin një sharlatani.