Nëse opozita në Kosovë po pret të bëjë fushatë me ata që shpikën “pronton” dhe disa shokë të Milanit, kurrë nuk do të vijnë në pushtet.
Sot është 25-vjetori i PDK-së!
Që nga themelimi i saj, kurrë nuk ka qenë më e dobët. Bedri Hamza është ende pa ekip, ndërsa strukturat janë në gjendje skandaloze!
Në këtë situatë, PDK duket më e pafuqishme se kurrë, pa ndonjë strategji të qartë për të ringjallur besimin te elektorati, i cili tashmë nuk ka kënd të votojë.
Partia nuk mund të ndërtohet me familjarë. Sot, Kosova përballet me 1001 probleme që kërkojnë zgjidhje të mençura dhe të përgjegjshme, por nuk mund të qeveriset përmes krimit. Ndërkohë që sfidat janë të shumta, për fat të keq, Kosova ka mbetur në duart e banditëve që përdorin pushtetin për përfitime personale.
PDK ka dështuar të riorganizohet dhe të freskojë strukturat e saj. Partia dhe opozita në përgjithësi duhet të bëjnë një pastrim të thellë brenda radhëve të tyre, duke larguar ata që janë të lidhur me afera korruptive dhe duke sjellë në krye figura të reja, të pakorruptuara, që kanë një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës.
Një politikan i suksesshëm duhet të jetojë me sfidat që përballet populli. Ai duhet të përdorë transportin publik, të jetë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve dhe të dëshmojë me vepra se është aty për ta, jo për interesat e veta.
Largimi nga praktikat e klientelizmit dhe nepotizmit është thelbësor për të fituar besimin e popullit. Vetëm një politikë e ndershme dhe e bazuar në meritokraci mund ta kthejë besimin te institucionet dhe të sjellë ndryshimin e nevojshëm.
Sot, disa nga liderët kryesorë të opozitës kanë bazën e tyre kryesore në bandat kriminale. Ata jetojnë një jetë si bosët e krimit, jo si politikanë të përkushtuar ndaj opozitës dhe interesave të popullit. Kjo është një nga arsyet kryesore pse opozita nuk arrin të fitojë mbështetjen e gjerë të qytetarëve te cilet rrugen e veteme e shohin migrimin…
Turpi ju mbuloftë!